Vrasja e Lafetajt, shoqërohen 19 persona, Policia: Larje hesapesh

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANË - Ekzekutohet me armë zjarri një 37-vjeçar te rruga "Irfan Tomini" në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 dhe nga burimet e para mësohet se viktima, Eliton Lafetaj është qëlluar me silenciator me katër plumba në çastin e krimit dhe ka mbetur i vdekur në vend, pa mundur t'i jepet një ndihmë mjeksore.

Polica dyshon se ekzekutimi i Eliton Lafetaj është bërë nga vrasës me pagesë, të cilët kanë ndjekur itinerarin e lëvizjes, dhe kanë pritur te hyrja e pallatit.

Ndërsa një tjetër person dyshohet se e ka pritur 37-vjeçarin në hyrjen e Shijaksburgut, në zonën e njohur si ish-stacioni i fundit i "Tiranës së re".

Ndërkaq policia ka marrë në pyetje të gjithë familjarët e viktimës, si dhe të fejuarën që ndodhej me të në momentin e ekzekutimit.

Një ndër pistat kryesore dyshohet se është ajo e hakmarrjes, pasi 37-vjeçari Eliton Lafetaj, ka plagosur një person para më shumë se një viti.

Ndërsa burime ende të pakonfirmuara bëjnë me dije si viktima zotëronte disa kazino në Itali dhe hetimet rreth tyre mund te nxjerrin në pista të tjera hetimi.

Eliton Tahiraj u vra tek hyrja e pallatit, në katin e dytë të të cilit ai banonte.

Share This Video


Download

  
Report form