Normalizohet situata në pikat kufitare shqiptaro- greke, një ditë pasi Shqipëria vendosi t'i përgjigjej me të njëjtën monedhë bllokimit në kufi të shqiptarëve nga policia greke.
Korrespondentët tanë në Korçë, Ledjona Xheladinaj dhe Piro Nase në Gjirokastër sot në mëngjes raportuan për një situatë krejt të ndryshme nga ajo që ndodhi në kufi me shqiptarët për gati 3 ditë, ku doganierët grekë, i linin në rradhë me orë të tëra, u vendosnin kryq pasaportave apo ua hedhnin në sy duke i kërcënuar se "nuk keni vend këtu pa na kthyer kishën e Përmetit."
"Situata është normalizuar. Nga kontrollorët grekë janë kthyer vetëm 3- 4 shqiptarë,të cilët do shkonin në Greqi për punësim sezonal, apo për mjekim. Këtyre u është kërkuar garancia pasurore prej 600 eurosh ose garanci nga i afërmi i tyre, por nuk dispononin. Pala greke punon me 1 sportel në hyrje e dalje , ndërsa ajo shqiptare me 3 sportele në hyrje e dalje.