Përmet, priftërinjtë, meshë në oborrin e Pallatit të Kulturës

Report TV 2015-08-21

Views 1

Priftërinjtë ortodoksë të Përmetit nuk kanë hequr dorë nga kisha e e tyre e pretenduar -- Pallati i Kulturës së qytetit, pronë e bashkisë, Ata kanë nisur mbajtjen e një meshe në oborr dhe drejtohet nga At Vasil Themollari dhe dhiaku Ilia Tyto.

Herët në mëngjes, kur policët private i janë larguar ndërtesës për pak minuta, priftërinjtë kanë hyrë me shpejtësi duke flakur tej shiritat mbrojtës dhe kanë nisur të vendosin objektet e kultit në oborrin e Pallatit të Kulturës, ndryshe nga ç'u pandeh dje se ata më në fund hoqën dorë dhe u dorëzuan para vendimit të gjykatës që ia kalonte këtë objekt në pronësi bashkisë së Përmetit. Në meshë gjithsesi, siç duket edhe nga fotoja, kanë qënë të pranishëm fare pak besimtarë e disa fëmijë.

Ky moment i pakëndshëm dhe kjo sjellje e çuditshme e priftërinjve ka sjellë aty edhe kryebashkiakun Gilbert Jaçe, që i ka kërkuar shpjegime priftërinjve.

Share This Video


Download

  
Report form