Arvizu-Sequi, punë dhe pushime në Jalë me Ilir Metën

Report TV 2015-08-21

Views 1

JALË - Ambasadori i BE-së, Ettore Sequi dhe ambasadori amerikan, Alexander Arvizu edhe po punojnë, edhe po pushojnë këto dy ditë në Jalë, në "Folie Marine", ku LSI dhe LSI po zhvillojnë seminare social-politike dhe ku gjendet i pranishëm edhe kreu i LSI, Ilir Meta.

Siç duket edhe në fotot, që po boton "Shqiptarja.com", por dhe nga burimet tona, dyshja e diplomatëve të lartë në Shqipëri me këtë rast është edhe duke pushuar nja dy ditë në Rivierën e mrekullueshme Shqiptare bashkë me Ilir Metën, por të shoqëruar edhe nga të rinj apo dhe një fëmijë i rastësishëm, i ndodhur aty për pushime, me të cilin kanë dalë në foto.

Nëse Meta do të qëndrojë gjatë gjithë javës së seminareve, Arvizu-Sequi do të qëndrojnë aty vetëm dy ditë.

Share This Video


Download

  
Report form