Drenoci i Tetovës i vërshuar nga ujërat e kanalizimit

alsatmtv 2015-08-21

Views 4

Moçal në mes të lagjes, ajër i ndotur e kultura të shkatërruar bujqësore. Kështu duket një pjesë e lagjes Drenoc të Tetovës, e cila tani një kohë është e vërshuar nga ujërat e zeza të kanalizimit që rrjedh nëpër fushat e mbjella me prodhime bujqësore. E tillë është shtëpia e banorit Veli Fejzulit nga kjo lagje. Ai thotë se, shtëpisë së tij i kalon nga të katër anët ky ujë me erë të keqe që kundërmon duke rrezikuar përhapjen e ndonjë sëmundjeje infektuese.

"Ka pesë muaj që fle uji këtu shkaku i bllokimit të gypit, ndërsa sakti tjetër është që në vit të ri. Erdhi mauna nuk bëri gjë se ka ujë, u tha uji i lajmërova sërish nuk erdhën. Nuk mundesh as të ulesh në oborr as dritaren ta hapësh, mban erë të keqe nuk rrihet as natën e as ditën. Të mbjellave ju bën dëm shumë do i shohësh vetë, speca domate që i mbolla për në dimër mi ka prish krejt. Kemi frikë nga sëmundja verë është nxehtë, fëmijët s'mundemi ti lëshojmë jashtë se problem uji bën", tha Veli Fejzuli, banor.

"Dëm kemi na i ka prish t`mbjellat uji rri aty çdoherë, ka gjashtë deri në tetë muaj që rri ashtu pesë sakte të hapura janë. Mushkonjat s`ma lënë rehat i pickojnë edhe fëmijët dhe mundë të marrim ndonjë sëmundje në këtë temperaturë mbi 40 gradë Celsius. fëmijët s`mundë të dalin aspak i nxjerrim lartë atje apo në qytet nuk mund ti lëshojmë këtu nga era e keqe natë e ditë që vjen", deklaroi Selam Fejzuli, banor i lagjes.

Banorët thotë se rastin e kanë paraqitur disa herë në ndërmarrje publike, por deri më tani nuk është gjetur zgjidhje për këtë problem shqetësues.

"Te ndërmarrja e kam paraqit, do vijmë sot do vijmë nesër erdhën një herë e liruan po u zu sërish dhe nuk erdhën më", u shpreh Veli Fejzuli, banor.

"Erdhën nga Ndërmarrja publike i hapën kapakët dhe në fund të arrës kanë bë një pishinë me këtë ujë", tha Selam Fejzuli, banor.

Nga Ndërmarrja Publike Komunale thonë se kanë intervenuar disa herë për pastrimin e kanalizimit, por problemi vështirë të ketë zgjidhje të plotë pa rikonstruksionin e plotë të rrjetit nëntokësor. Bashkim Sulejmani

Share This Video


Download

  
Report form