Në dy vitet e ardhshme, me 1 milion e 674 mijë euro para nga IPA Fondet e BE-së, do të përforcohen kapacitetet administrative të sektorit energjetik në Ministrinë e ekonomisë dhe në Agjencinë për energjetikë. Të punësuarit në sektorin dhe Agjencinë për energjetikë do të trajnohen nga njerëz të Konzorciumit në të cilin bëjnë pjesë kompania austriake ATC, ajo kroate Hrvoje Pozar, Norsk Energji nga Norvegjia dhe dy shtëpi konsulente nga Greqia. Drejtoresha e projektit thotë se pozicionimi I sektorit të energjetikës është i mirë.
"Nuk do të fillojmë nga zeroja, gjithsesi sepse ky ekip i ekspertëve këtu në Ministrinë e ekonomisë tanimë e di punën e vet, por me ndihmën tonë do të arrijmë në nivelin e nevojshëm", tha Gordana M. Jurukovska, drejtoreshë e projektit.
Sipas ministrit të ekonomisë, Valon Saraçini projekti përbëhet prej disa pjesëve të cilat duhet ta përmirësojnë gjendjen në sektorin energjetik.
"Komponenta e parw dhe e fundit janë nw mwnyrw direkte tw lidhura me ekipimin dhe funksionalitetin e sektorit energjetik tw Ministrisw sw Ekonomisw, komponenta e dytw përfshin harmonizimin e legjislacionit tw BE-sw dhe Maqedonisw, ndërsa komponenta e tretw ka tw bwjw me hartimin e dokumenteve kyçe strategjike energjetike tw rwndwsishme pwr zhvillimin e mwtutjeshwm tw sektorit energjetik nw Maqedoni", tha Valon Saraçini, ministër i ekonomisë.
Sipas Saraçinit qëllimi kryesorë është të thithen sa më shumë investime të huaja, të ketë më shumë punësime në sektorin energjetik dhe të zvogëlohet importi i të energjisë në Maqedoni. Ky program është pjesë e kërkesave ambicioze të BE-së nga çdo shtet- anëtarë i saj ose nga shtetet që duan të bëhen pjesë e saj. Sipas përfaqësuese së BE-së Elizabeta Gjorgjieva, pritet që deri vitin 2020 të zvogëlohet emetimi i gazrave serë për 20%, të rritet pjesëmarrja e burimeve ripërtëritëse të energjisë për 20% në prodhimin e përgjithshëm të energjisë vendore dhe për përqindjen e njëjtë të rritet efikasiteti energjetikë.