LSI, Vasili: Vendimet e qeverisë Berisha do rishikohen të gjitha

Report TV 2015-08-21

Views 0

Nënkryetari i Përgjithshëm i LSI, Petrit Vasili ka dalë në një konferencë për mediat, të cilën e ka përcaktuar se ka qëllim kryesor problemin e 37 familjeve rome të Rrugës së Kavajës, të mbetura prej ditësh pa strehë, rrugëve, pasi u ka dalë pronari. Vasili ka propozuar që "zgjidhja e vetem dhe logjike është që pushteti qendror dhe ai lokal të bashkëpunojnë dhe çdo orë të jetë e vlefshme dhe mos humbet kohë me procese burokatike, që rëndojnë imazhin e një vendi indiferent për një qeveri në ikje, por që ka përgjegjësi". Më pas ai është pyetur nga gazetarët edhe mbi të gjitha vendimet e papublikuara kohët e fundit të qeverisë, mbi kalimin e ndërtesës së SHQUP (Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë) si seli e PD dhe mbi spastrimet në administratë.

VENDIMET E QEVERISË DO RISHIKOHEN
I pyetur nga gazetarja e "A1 Report", Joniada Koçi mbi vendimet e fundit të pazbardhura të qeverisë, Vasili mbajti qëndrimin e LSI, se këto janë veprime të dënueshme, pasi "vendimet duhet të jenë akte të hapura dhe transparente". Ai premtoi se të gjitha vendimet e qeverisë në ikje do të rishikohen nga qeveria e re. "Procesi i verifikimit të çdo vendimi të qeverisë duhet të jetë i kujdeshshëm, gjakftohtë dhe pa pasion. Çdo vendim që ka respektuar interesat e shqiptarëve dhe në përputhje me legjislacionin do të lihet. Por ai që është në dëm të interesave të shqiptarëve do të zhbëhet në rast se është i tillë", deklaroi Vasili.

Share This Video


Download

  
Report form