Alpinistët shqiptarë ngjiten në majën më të lartë të Iranit

Report TV 2015-08-21

Views 0

Një grup alpinistësh shqiptarë janë ngjitur në majën më të lartë të Lindjes së Mesme, në majën e Damavandit, pikërisht në Iran.

Maja e Damavandit ka një lartësi prej 5671 metra mbi nivelin e detit. Grupi i shqiptarëve ka bërë dhe një video ku tregohen pjesëtarët e ekuipazhit, si dhe një panoramë nga maja më e lartë në Iran. Grupi i quajtur "High Albania Mountain Club" ka bërë dhe një përshëndetje për të gjithë shqiptarët. "Është një kënaqësi të qëndrosh në mes të reve me squfur dhe erës së fortë që të lëvizte nga vendi", thuhej në përshëndetjen e grupit shqiptar në faqen e tyre në "Facebook".

Share This Video


Download

  
Report form