LSDM kërkon rishikim të buxhetit

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

LSDM-ja opozitare kërkon rishikim të buxhetit. Në partinë e Zaevit thonë se kërkesa për rebalanc vjen pas deklaratës së ministrit të financave Zoran Stavreski i cili ka thënë se buxheti nuk do të mbulojë tërë vitin. Nënkryetari i LSDM-së, Vanço Uzunov tha se gjendja e ekonomisë dhe në përgjithësi klimës për biznes në Maqedoni është shumë e rëndë, gjë për të cilën dëshmojnë edhe kritikat nga ekspertët dhe organizatat botërore e vendase.

"Vet ministri i financave dje pranoi se buxheti deri në fund të vitit do të realizohet me shumë vështirësi. Kjo ishte deklarata e tij, mirëpo pasi ende nuk rrezikohet likuiditeti qeveria nuk do të bëjë asgjë, nuk ka ndërmend të bëjë asgjë. Diku rreth fillimit të muajit të ardhshëm, qeveria të përgatisë dhe propozojë rishikim të buxhetit që aq sa mundemi ta mbarojmë këtë vit normal", tha Vanço Uzunov, Nënkryetar i LSDM-së.

LSDM-ja me kritika edhe për projektin qeveritar "Bli shtëpi, bli banesë" për çka thonë se shteti po i trajton në mënyrë jo të barabartë qytetarët e saj. Ata thonë se qytetarët nuk duan t'iu falen paratë por duan mundësi të volitshme për marrjen e shtëpive.

"Qytetarët vendosën në një pozitë përfundimisht jo të barabartë. Njëra pjesë janë neto humbës kurse pjesa tjetër janë neto fitues. Pak njerëz fitojnë dhe vetëm fitojnë kurse pjesa tjetër nuk fitojnë asgjë, ua paguajnë faturat të parëve", u shpreh Vanço Uzunov, Nënkryetar i LSDM-së.

Uzunov tha se shteti po zhvillon politikë të gabuar me udhëtimet që kushtojnë miliona për thithjen e investimeve të huaj. LSDM-ja kërkon kushte më të mira për biznesmenët vendor, sepse sipas tyre vetëm ata munden ta kthejnë ekonominë e Maqedonisë në gjendje normale. Ferikan Iljazi

Share This Video


Download

  
Report form