Dëbimi, romët protestë me fëmijë para bashkisë

Report TV 2015-08-21

Views 2

TIRANE - Nëna rome me fëmijët e tyre për dore protestuan sot paradite para dyerve të bashkisë së Tiranës për të kërkuar strehim pas dëbimit nga trualli i ish ndërmarrjes artistike, tek kryqëzimi pranë Pallatit me Shigjeta. Më pas ata janë vendosur tek lulishtja e sheshit "Skenderbej" e thonë se nuk largohen pa i gjetur zgjidhje.

"Duam të drejtat tona jemi shqiptarë. Mbani premtimet"- ishin thirrjet e nënave dhe fëmijëve romë protestues, ndërsa mbanin në dorë pankarta të cilat kishin këtë mbishkrim.

Xheladin Taço, kreu i Federatës së romëve tha se ajo çka kërkojnë është vetëm të dëgjohen nga kryetari i bashkisë dhe institucionet shtetërore dhe të mbajnë premtimet.

"Ka dy javë që familjet tek ish ndërmarrja artistike i kanë nxjerrë jashtë. Kemi depozituar kërkesë pranë bashkisë për takim dhe nuk kemi marrë. Qeveria, ministria e bashkia nuk po reagojnë. Po protestojmë për të reaguar dhe të na dëgjojë zërin. Në emër të Federatës rome i bëj thirrje të gjithë institucioneve për të na dëgjuar. Kemi dhënë dhe ne kontributin tonë. Jemi të përqëndruar në Shqipëri prej 600 vitesh dhe jemi të barabartë, shteti të na dëgjojë. Na vjen keq që ndërkombëtarët reagojnë por jo shteti shqiptar"- tha Xheladin Taço.

Share This Video


Download

  
Report form