Rritet numri i operacioneve të kataraktës

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Me rritjen e numrit të intervenimeve do të zvogëlohen listat e pritjes për operacione të kataraktit. Zyrtarët e shëndetësisë njoftuan se nga 500 operacionet e planifikuara në vit, tani do të bëhen 1200. Me këtë pritet të zvogëlohet koha e pritjes për operacion të "perdes së syve" me FAKO- metodën e re, që tani zgjat me muaj. Për shembull, në spitalin e qytetit, 8 shtatori në Shkup pritet 6 muaj.

"Qëllimi i kësaj mase është të sigurojmë që nëpërmjet rritjes serioze të numrit të operacioneve të FAKO-kirurgjisë deri në fund të vitit të mundësojmë uljen e kohës së pritjes për këto intervenime nga 3 deri 6 muaj. Nga 500 intervenimet e planifikuara deri në fund të vitit do të mundësojmë të kryhen 1200 intervenime" tha Nikolla Todorov, Ministër i shëndetësisë.

Përveç në Shkup, shumica e operacioneve me FAKO-metodë do të bëhen në spitalet në Manastir, Tetovë, Shtip, Prilep dhe Strumicë. Nëse qytetarët nuk duan të presin për operacion të kataraktit ata mund ta bëjnë atë privatisht si një aktivitet shtesë i mjekut dhe kjo do të kushtojë 46. 300 denarë. Probleme me pritjen për këtë operacion, sipas Todorovit, ka edhe në vendet evropiane, si në Slloveni dhe Austri, ku për këtë intervenim pritet edhe nga 12 muaj. Bojana Simonovska

Share This Video


Download

  
Report form