Të rinjtë parapëlqejnë punën në administratë më shumë se në sektorin privat

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Të rinjtë më shumë duan të punojnë në administratë ose kompani shtetërore, këtë pikërisht më mirë e dëshmon shembulli i fundit i konkursit në Ndërmarrjen Pyjet e Maqedonisë. Për 1600 vende të reja të punës në këtë ndërmarrje kanë konkurruar 25 mijë persona. Edhe pse një pjesë e tyre kanë konkurruar për ndonjë pozitë më të avancuar, megjithatë numri i aplikimeve është tejet i madh. Ekspertët vlerësojnë se kjo bëhet për shkak se të rinjtë dëshirojnë që të gjejnë një punë të sigurtë.

"Kjo tek ne vendosi një farë mënyre të të menduarit- se më mirë është të punohet në punë shteti, por është më sigurt, madje edhe me pagë më të ulët. Ndërkaq nga ana tjetër mos përmenden edhe vendet e tjera të punës, që do të thonë vetëm marrje të pagës dhe qëndrimit në shtëpi, ose disa nga ata punojnë edhe në vende të tjera e sërish janë në shpinën e shtetit, fatkeqësisht ne kemi një kuantitet shumë të lartë të administratës dhe cilësi shumë të ulët të saj", tha Shenaj Haxhimustafa, profesor universitar.

Sipas saj Maqedonia vazhdimisht kritikohet për administratën e madhe, por Qeveria nuk ndërmerr asgjë në këtë drejtim. Kjo sipas saj, për shkak se partitë politike, të punësuarit në administratë i llogarisin si makineri votuese dhe të rëndësishëm për vota në ditën e zgjedhjeve.

"E gjithë kjo do të thotë sistem i caktuar për të blerë votat dhe për të mbetur ose për të rritur numrin e votuesve. Fatkeqësisht në barrën e të gjithë qytetarëve përmes buxhetit paguhen pagat e atyre që në një farë mënyre janë ushtarë partiak, ose madje edhe shpërblehen për atë se janë për partinë e caktuar që është në pushte, asnjë përbërje e qeverisë, nuk kishte virtyt që të zgjidh këtë çështje akute me administratës publike. Përkundrazi që përbërje e qeverisë edhe më tepër po e rrit barrën e administratës publike", deklaroi Shenaj Haxhimustafa, profesor universitar.

Në Maqedoni janë të papunë vetëm 97 mijë njerëz, kjo është shifra a fundit që shpalli Agjencia e Punësimit. Para se të fillonte ririgjestrimi në listën e Agjencisë kishte diç më tepër se 240 mijë të papunë. Kështu tani më matjet më të reja, mbetet e paqartë ku dhe si u zhdukën 140 mijë njerëz të cilët më parë konsideroheshin si të papunë. Natasha Stojanovska

Share This Video


Download

  
Report form