TIRANE - Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka gjykuar politikën e jashtme të vendit, pak ditë pasi kryeministri i ardhshëm Edi Rama u kthyer nga dy takime me kryeministrat e Turqisë dhe Athinës. Basha nuk ka përmendur emra, por duket është kapur pas një deklarate publike të Ramës se Turqia dhe Greqia janë partnerë tanë strategjikë.
Kryedemokrati nuk ka rënë dakord me këtë "renditje strategjike" sipas tij, që Rama ka bërë duke i dhënë prioritet këtyre dy vendeve. "Vendosja publike e një rendi të rëndësisë strategjike midis fqinjëve,"-tha ai,-" është çoroditëse për perceptimin ndërkombëtar të vendit. Kujdes! Politika e jashtme dhe institucionet e sigurisë kombëtare nuk janë në vendet demokratike, instrumente të propagandës dhe kapitalit politik.
Politika e jashtme dhe integrimi evropian i Shqipërisë duhet të udhëhiqen nga racionaliteti, maturia dhe vazhdimësia. Trajtimet emocionale, amatorizmi dhe etja për tu dukur janë të dëmshme për interesat e vendit,"- përfundon Basha.