Avokatja e Berishës mbron pronarët e rinj të ARMO-s

Report TV 2015-08-21

Views 15

TIRANË - Pas njoftimit për shitjen e aksioneve të Rezart Taçit në kompaninë ARMO të rafinimit të naftës vjen edhe konfirmimi zyrtar. Sot, megjithëse ka qenë ditë pushimi zyrtar, dita e Bajramit, Qendra Kombetare e Regjistrimit është hapur për të regjistruar ndryshimin e pronësisë dhe atë të drejtuesve të rinj të kompanisë, për pjesën e zotëruar nga Taçi.

Rezart Taçi i ka lënë vendin si administrator Fation Veizajt. Janë regjistruar edhe largimet e anëtarëve e Këshillit Mbikëqyrës: Gramoz Taçi, Drita Aliçka, Selfo Kapllani dhe Mustafa Taçi, të cilët janë zëvendësuar nga Ibrahim Hastopalli, Laurence Stroch, Abe Halati dhe avokatja e njohur, Erinda Ballanca, e njohur edhe si avokatja e familjes së kryeministrit Sali Berisha, e cila ka përfaqësuar një bankë azere në gjyq kundër Taçit.

85% të aksioneve që ishin në pronësi të "Anika Enterprises" tashmë kanë kaluar në pronësi të kompanisë "Heaney Assets Corporation", çka e bën këtë kompani pronare jo vetëm të "Anika Enterprises", por edhe të "Anika Mercuria Refinery Associated Oil" dhe për rrjedhojë edhe të rafinerisë "ARMO". Gjithashtu, po më datë 8 gusht, rezulton të jetë larguar administratorja e kësaj kompanie Anika Taçi dhe në vend të saj është emëruar sërish Fation Veizaj.

Avokatja Erinda Ballanca, e cila një vit më parë ka përfaqësuar Bankën Ndërkombëtare të Azerbajxhanit në padinë që kjo e fundit kishte bërë kundër Rezart Taçit. Banka azere kërkoi kthimin e shumës prej 75 milionë eurosh nga Rezart Taçi, shumë kjo e vendosur si garanci për blerjen e "ARMO".

Share This Video


Download

  
Report form