Tiranë, punonjësit e landfillit në protestë: Pagë minimale pa sigurime

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANË -- 70 punonjës të landfillit të Sharrës kanë trokitur në shumë dyer, kanë negociuar dhe me përfaqësuesit e firmës për të cilën punojnë në landfillin e sharrës, kanë denoncuar faktin që punojnë pa kontratë, pa sigurime shoqërore, pa kushte higjeno sanitare, por deri më tani askush si ka dëgjuar.

Ata kanë gjetur një tjetër formë proteste ditën e sotme: duke bllokuar derën hyrëse të landfillit të Sharrës e duke kërkuar që në këtë situatë të ndërhyjnë përfaqësuesit shtetërorë, pasi nga firma private s'iu jepet ajo ç'ka meritojnë.

Ata janë të vendosur të vazhdojnë në kërkimin e të drejtave të tyre, të një page më të mirë dhe kushteve të punës, por mbetet për tu parë cila do të jetë përgjigja e strukturave shtetërore pasi jo në pak raste pjestarë të komunitetit rom ditët e fundit janë nëpërkëmbur rëndom.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS