"Kandilat e Bajramit", paketa për fëmijët me rastin e festës

alsatmtv 2015-08-21

Views 5

Muaji i shenjtë të Ramazanit dhe ardhja e Fitër Bajramit edhe këtë vit u shënua me manifestimin tradicional "Kandilat e Bajrami" nga Shoqata kulturore "Vizioni M". Më këtë rast, një tren i improvizuar mblodhi shumë fëmijët të cilët shëtitën nëpër shumë lagje të Shkupit duke paralajmëruar ardhjen e Fitër Bajramit. Stacioni i fundit i trenit ishte Çarshia e vjetër e Shkupit ku u shfaq një program artistik i shoqëruar me valle nga ansambli "Emin Duraku". Gjithashtu me këtë rast u shpërndan mbi 800 pako të Bajramit, për të gjithë fëmijët e pranishëm dhe kalimtarët e rastit.

"Gjithë kjo mbaron me shpërndarjen e paketave, fëmijëve dhe pjesëmarrësve në çarshinë e vjetër, krejt kjo e financuar dhe nga afaristët tanë partner edhe të viteve të mëparshme. Pakot përmbajnë produkte ushqimore, disa produkte, gjithsej ka pasur mbi 800 pako Bajrami, një pako simbolike për fëmijë..ta ndjejnë Bajramin si festë të tyre", tha Fatmir Shaqiri, koordinator i projektit.

Programi i manifestimi "Kandilat e Bajramit" do të vazhdojë edhe gjatë ditës së dytë të kësaj feste, me hapjen e një ekspozite dhe koncert me muzikë instrumentale.

"Me ditën e parë nuk mbaron projekti nga shkaku se ka organizim edhe në ditën e dytë të Bajramit, me 9 gusht ditën e premtë në Çifte Amam do të shfaqet ekspozita "Shkupi i dy kohërave" që përkon përvjetorin e tërmetit të Shkuit dhe gjendja aktuale e qytetit të Shkupit. Pas kësaj do të vazhdojmë me një koncert me muzikë instrumentale , autoktone dhe orientale të përgatitur nga mjeshtërit më tëir të këtij arti", u shpreh Fatmir Shaqiri, koordinator i projektit.

Manifestimi tradicional "Kandilat e Bajramit" u mbështet nga Qyteti i Shkupit, Komuna e Çairit dhe kompani private. Melihate Rustemi

Share This Video


Download

  
Report form