Kreu i BFI-së uron Bajramin: Dashuri e paqe mes njerëzve

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Me iftarin e sotëm, besimtarët myslimanë përcjellin muajin e bekuar të Ramazanit, pas 30 ditësh përmbajtjeje nga ngrënia dhe pirja që nga agimi i diellit deri në perëndim. Nesër festohet festa e madhe islame, dita e parë e Fitër Bajramit. Kreu i Bashkësisë islame ka uruar sot të gjithë besimtarët për këtë festë të madhe, duke apeluar për dashuri dhe respekt të ndërsjellë.

"Uroj që këto ditë festive të Bajramit të shprehim dashuri ndaj familjes, miqve dhe fqinjëve, të respektojmë konceptin e respektit të gjithë anshëm, duke anuluar diferencat dhe dallimet që mund të ekzistojnë. Duke ju dëshiruar gëzime dhe lumturi në ambientet familjare, farefisnore dhe mbarë vëllazërore. Qoftë ky Fitër Bajram edhe një mundësi që të na falen lëshimet dhe gabimet tona", tha Sulejman Rexhepi, kryetar i BFI-së.

Për shënimin e festës së madhe, besimtarët myslimanë falin namazin e Bajramit, që këtë vit do të falet në orën 6 e 21 minuta. Manifestimi qendror i organizuar nga Bashkësia Fetare Islame për këtë Bajram do të mbahet në fshatin Çellopek të Tetovës. Në këtë fshat njëkohësisht do të përurohet edhe një xhami e re, që sipas Bashkësisë Islame do të jetë një prej xhamive më të bukura dhe më moderne në vend. Në këtë ceremoni do të merr pjesë kreu i BFI-së, myftinjtë e saj si dhe atasheu për çështje fetare në ambasadën e Turqisë, ndërsa janë ftuar edhe përfaqësuesit politik të vendit. Shënimi dhe falja e Bajramit do të bëhet gjithashtu edhe në të gjitha xhamitë në vend. Benjamin Arifi

Share This Video


Download

  
Report form