Elbasan, rritet numri të papunëve mbyllen qindra biznese

Report TV 2015-08-21

Views 0

Kriza ekonomike që ka përfshirë të gjithë vendin ka shkaktuar mbylljen e qindra biznesesh, e për pasojë është rritur edhe numri i të papunëve. Nënkryetari i bashkisë së Elbasanit, Serafin Papa thekson se aktivitetet e prekura nga kriza janë biznese të vogla dhe të mesme. Pasoja e kësaj situatë i ka shtuar listës së të papunëve edhe 200 persona.


Nga ana tjetër, tregtarët tregojnë se ka rënë fuqia blerëse, e për rrjedhojë edhe fitimi lë për të dëshiruar, cka sjell edhe falimentin e biznesit të tyre.

Alarm për mbyllje biznesh ka patur gjatë gjithë këtij viti në të gjithë vendin, po për shkak të krizës ekonomike.

Share This Video


Download

  
Report form