"Der Standard": Mimi Kodheli "zonja e hekurt" e Shqipërisë

Report TV 2015-08-21

Views 5

VJENË - Mimi Kodheli, një nga figurat e kabinetit qeveritar të Edi Ramës ka ngjallur interesin e mediave ndërkombëtare. Gazeta austriake "Der Standard" ka realizuar një profil të shkurtër për ministren e ardhshme të Mbrojtjes, ekonomisten Mimi Kodheli.

Në artikullin me titull "Zonja e Hekurt, që nuk dëshiron të jetë e tillë", gazeta austriake shprehet se ajo është një nga shembujt, që tregon se Shqipëria bën një hap përpara drejt barazisë gjinore. Gazetarja shkruan se deri tani 48-vjeçarja është marrë në maksimum me çështjen e buxhetit të ushtrisë, por tashmë do të drejtojë politikisht një ministri të rëndësishme të një shteti anëtar të Nato-s.

Prestigjozja austriake thekson më tej në shkrim se shumë veta do ta shohin atë si "zonjën e hekurt", por ministrja e re e mbrojtjes nuk e sheh veten si e tillë. Për Kodhelin emërimi i saj dhe femrave të tjera në qeveri përbën një emancipim të rëndësishëm në politikën dhe jetën publike shqiptare.

Share This Video


Download

  
Report form