Kryeministri në pritje Edi Rama në një intervistë për rrjetin CNN në gjuhën turke - intervistë e realizuar nga drejtoresha e lajmeve ndërkombëtare e këtij televizioni në Stamboll, Hande Asik (me gjyshe shqiptare, tregoi Rama në Facebook) - ku Rama e cilësoi Ankaranë si një ndër partnerët me strategjikë të Shqipërisë dhe shpjegoi projektet e tij në qeverisjen e re dhe përvojën si kryebashkiak i Tiranës. Gjithashtu, u pyet edhe për botimin e librit "Kurban" në turqisht.
Gjatë intervistës, Rama tha se Partia Socialiste ka një projekt ambicioz për transformimin e Shqipërisë; sipas tij, bashkë me Italinë dhe Greqinë, Turqia do të jetë partner strategjik i Shqipërisë në fushat kryesore.