Greqia kritikon ministrat e rinj shqiptarë

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Mediat greke kanë kritikuar përzgjedhjen e ministrave të rinj shqiptarë në Qeverinë e Re të Edi Ramës. "Qeveria e re shqiptare, pa asnjë vorio-epirot", ishte titulli i një prej gazetave më të njohura greke "Kathimerini", e cila shkruante ndër të tjera se Edi Rama zgjodhi të mos përfshijë asnjë ministër me origjinë greke në qeverinë e tij, përkundër marrëveshjes parazgjedhore, që parashikonte post ministror për një politikan vorio-epiriot. Ndërkaq, sipas "Kathimerinit", sfida më e rëndësishme e qeverisë Rama është tani të luftojë korrupsionin që lidhë udhëheqjen politike të vendit me tregtinë e drogës, trafikimin e qenieve njerëzore, lojërat e paligjshme të fatit dhe kontrabandën e karburantit. "Një plejadë gjyqtarësh, policë e gazetarë gjenden në "listën e pagave" të organizatave kriminale, siç është përmendur në një raport të vitit 2010 nga Ambasada Amerikane në Tiranë. Ambasada vlerëson se Shqipëria humbet çdo vit 300 milionë dollarë në taksa të papaguara vetëm nga kontrabanda e karburantit", thekson gazeta. "Fillimi i keq", e titullonte gazeta "Ethnos" analizën e saj për qeverinë e Edi Ramës.

"Kurrë, marrëdhëniet e Tiranës me minoritetin grek nuk kanë qenë të lehta, por duket se me udhëheqësin e ri shqiptar Edi Rama këto marrëdhënie u testuan, para se ai të marrë detyrën si kryeministër", shkruante gazeta.

Sipas "Ethnos", "Rama, edhe pse zgjodhi të bashkëpunojë me partinë e minoritarëve PBDNJ-në, në përbërjen e qeverisë së tij nuk përfshiu asnjë anëtar të pakicës greke, gjë që ndodh për herë të parë që prej rënies së regjimit komunist. Në këtë zhvillim, megjithatë, nuk është e parëndësishme dhe braktisja e plotë e PBDNJ-së dhe Omonias nga Athina Zyrtare" përfundon analiza e gazetës "Ethnos". Kryeministri i Shqipërisë në 4 vitet e ardhshme Edi Rama shpalosi para dy ditësh emrat e ministrave të rinj, ndërsa dje i mblodhi ata në një tryezë, për t'i përgatitur me sfidat e reja që e presin kabinetin qeveritar. Benjamin Arifi

Share This Video


Download

  
Report form