Ahmeti, fushatë letrash për zgjidhjen e emrit

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti u hodh në një nismë tjetër diplomatike. Këtë radhë përmes letrave drejtuar mbi 35 personaliteteve të rëndësishme nga skena ndërkombëtare kërkon ndihmë për vendosjen urgjentisht të çështjes së Maqedonisë në qendër të Komunitetit Ndërkombëtar si dhe angazhimin e tyre në zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë dhe si rezultat i këtyre hapave, kreu i BDI-së Ali Ahmeti pret zhbllokimin përfundimisht të integrimeve euro-atlantike të Maqedonisë.

"Pritjet janë që këto miq të komunitetit ndërkombëtar që kanë ndihmuar Maqedoninë në 12 vitet e fundit të vijojnë ndihmesën e tyre dhe të shfrytëzojnë autoritetin me miq të tjerë dhe me institucionet ku kanë punuar në mënyrë që të zhbllokohet ky proces integrues dhe palët të ulen në tavolinë dhe të arrihet kompromisi për çështjen e emrit. Të zgjidhet një herë e përgjithmonë kjo pengesë që qëndron mes nesh dhe dyerve të BE-së dhe NATO-s", u shpreh Artan Grubi, shef i Kabinetit të kryetarit të BDI-së.

Letra e Ahmetit u drejtohet ish përfaqësuesve të lartë të komunitetit ndërkombëtar në Maqedoni të cilët kanë kontribuar në procese të shumta politike në vend pas konfliktit të vitit 2001, ndër të cilët, Ish sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Xhorxh Robertson, përfaqësuesit të lartë të politikës së jashtme të BE-së, Havier Solana, garantuesve të Marrëveshjes së Ohrit, Jejms Pardju dhe Frans Leotar, ish ambasadorëve të BE-së, NATO-s, Nik Bigman, ndërmjetësuesit në konfliktin e 2001shit Piter Feith dhe shumë personaliteteve tjera.

"Kemi marrë përgjigje nga shumica e tyre atyre që kanë pranuar letrën, të gjithë me një optimizëm e kanë pranuar dhe me një zotim se do të vijojnë me kontributin e tyre, sepse Maqedonia meriton vendin në NATO dhe BE", deklaroi Artan Grubi, shef i Kabinetit të kryetarit të BDI-së.

Sipas Grubit, BDI do të vazhdojë me përpjekje të ngjashme të zhbllokojë rrugën e Maqedonisë drejt strukturave euro-atlantike, qoftë përmes vizitave në vendet e rajonit, qendrat e BE-së dhe institucionet e tjera relevante ndërkombëtare por edhe përmes nxitjes së debatit publik ne vend mbi rëndësinë e gjetjes së kompromisit rreth emrit. Semra Jakupi

Share This Video


Download

  
Report form