Deklarata e kreut të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha nuk shikohet me shumë skepticizëm nga disa nga krerët e minibashkive të kryeqytetit. I ftuar në studion e Tv "A1 Report", kreu i Njësisë Bashkiake nr.1 Shpëtim Cani bën me dije që për funksionimin e këtyre strukturave të ngritura për monitorimin e ndërtimeve pa leje, duhet më parë të zgjidhen problemet administrative.
Ndërtimet pa leje të "mbira si kërpudha pas shiut" kanë qenë shpesh burim konfliktesh, që tashmë me urdhërin e ri, do të monitorohen dhe do të jenë nën kopetenca të plota të Njësive Bashkiake.