Xhaferi si Besimi, paralajmëron nderimin e dëshmorëve të UÇK-së

alsatmtv 2015-08-21

Views 2

Ministri i Mbrojtjes Talat Xhaferi nuk përjashton mundësinë e nderimit të dëshmorëve të UÇK-së në Sllupçan më 13 gusht, respektivisht në 12 vjetorin e firmosjes së Marrëveshjes së Ohrit. Xhaferri tha se si përfaqësues i të gjithë qytetarëve të Maqedonisë nuk shikon asgjë të keqe në ndërmarrjen e një veprimi të tillë. Me këtë qëndrim, Xhaferi ndjek edhe përvojën e vitit të kaluar nga ish titullari i të njëjtit post, Fatmir Besimi, nderimi i të cilit nuk u prit mirë nga partia maqedonase në pushtet, duke shkaktuar jo vetëm ftohje të thellë në koalicionin qeveritar, por edhe protesta nga ish pjesëtarët maqedonas të sigurimit, të tubuar në partinë 'Dinjiteti'.

"Këto janë pjesë e aktiviteteve dhe unë si ministër jam përfaqësues i të gjithë qytetarëve prandaj nuk përjashtohet as kjo mundësi, nuk shoh arsye përse të mos ndodhë", tha Talat Xhaferri, Ministër i Mbrojtjes.

I pyetur nëse vizita do të ishte zyrtare apo jo, Xhaferi ironizoi:

"Nëse ekziston ministër zyrtar dhe jozyrtar atëherë mund ta interpretoni si të doni", u përgjigj Talat Xhaferri, Ministër i Mbrojtjes.

Këto komente Xhaferri i bëri pas takimit me presidentin Ivanov, në Këshillin e NATO-s, pranë Ministrisë së Mbrojtjes. Xhaferi tha se në takim u fol rreth aktiviteteve të këtij dikasteri dhe pjesëmarrjes së ARM-së në misionet jashtë vendit. Presindeti Ivanov nga ana tjetër deklaroi se Maqedonia mbetet e përkushtuar në rrugën e saj të integrimeve euro-atlantike dhe të japë kontributin e saj për stabilitetin e rajonit dhe më gjerë. Semra Jakupi

Share This Video


Download

  
Report form