FBI-ja shpëton 105 fëmijë nga prostitucioni, më i vogli 9 vjeç

Report TV 2015-08-21

Views 0

SHBA - Agjentët e FBI-së njoftuan zyrtarisht se 105 fëmijë u shpëtuan gjatë gjatë një operacioni të madh policor në motele, kazino dhe vende të tjera ku ata mbaheshin kundër vullnetit të tyre për prostitucion.

FBI-ja arrestoi gjatë fundjavës, 150 persona në gjithë SHBA-në për mbajtjen e fëmijëve me dhunë për prostitucion." Të dyshuarit u arrestuan në 76 qytete të SHBA-s në kuadër të operacionit " Cross Country" dhe priten të përballen me akuzat që lidhen me trafikimin e qenieve njerëzore për qëllime seksuale,"- shpjeguan zyrtarë të FBI-së dhe Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së.

Fëmijët të cilët ishin trafikuar ishin mes moshave 13 dhe 16 vjeç dhe pa lidhje të forta me anëtarët e familjes, thanë zyrtarët. Gjithashtu, ata pohuan se viktima me moshën më të vogël që u shpëtua nga tutorët ishte nëntë vjeç.

Ronald Hosko, Asistenti i Drejtorit të Divizionit të FBI-së për Hetimet Penale tha se "trafikimi i fëmijëve për qëllime seksuale mbetet një nga krimet më të përhapura, të dhunshme dhe të pafalshme në këtë vend".

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS