TIRANE - Asnjë deputet socialist apo zyrtar i lartë i kësaj partie nuk ka lëvizur jashtë vendit për pushimet e verës. Ndonëse kanë qënë të karikuar me kapacitet të plotë në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit të këtij viti duke qëendruar 'non stop' në fushatën elektorale në zonat e tyre, dhe duke shënuar një rezultat fitues me të vërtetë mbresëlënës, deputetë dhe zyrtarë të lartë të PS mësohet se nuk kanë bërë pushime të plota në breg të detit. Burimet brenda selisë rozë na bëjnë me dije se deputetët dhe zyrtarët socialistë kanë frekuentuar vetëm bregdetin shqiptar, dhe pse pushimet janë bërë të shkëputura për të qënë në selinë e PS sa herë që e sjell nevoja.
Kështu, kreu socialist Edi Rama pothuajse nuk ka pushuar fare jashtë vendit, por ka shfrytëzuar me ditë, madje shumë rrallë bregdetin jugor të vendit, ku më shumë ka zhvilluar takime pune se sa ka marrë rreze. Si kryeministër i vendit i zgjedhur më 23 qershor nga votat e shqiptarëve dhe ku në shtator pritet të votëbesohet në Kuvend dhe të betohet para Presidentit të Republikës, i ka përdorur zbarkimet e tij në jug të vendit në bredetin e Jonit më shumë në funksion të punës për pastrimin e këtij bregdeti nga ndërtimet e paligjshme dhe në bisedimet për kabinetin e ri qeveritar të majtë se sa në funksion të pushimeve efektivëve nën rrezet e diellit.