TIRANE - Një shtetase italiane 30 vjeçare është sulmuar për t'u grabitur sot pranë Muzeut Kombëtar në Tiranë. Dhunuesi ka tentuar t'i marrë me forcë varësen nga qafa duke e gjakosur dhe është larguar me vrap. Shtetesja italiane ka kërkuar menjëherë ndihmën e policisë rrugore dhe e ka denoncuar dhunën në Komisariatin Nr. 3.
Ajo është viktima e radhës e grabitjeve të kësaj natyre, që janë bërë thuajse të përditshme në kryeqytet. Në një rast të tillë, në përleshje me hajdutët, qytetarja Fatbardha Tafa humbi jetën një vit më parë.