Artisti shqiptar Driant Zeneli promovoi në galerinë e arteve "Miza" filmin e tij me metrazh të shkurtër "Ato që tentuan të rivendosin ylberin në qiell" duke sjellë artin e tij dhe një koncept ndryshe. Kurimi i këtij produksioni ka ardhur nga kritiku i artit italian Claudio Cravero. Ky promovim erdhi ne kujdesin e veçantë të Institutit italian të Kulturës dhe galerisë së arteve "Miza".