E konsideruar si një bimë fitimprurëse, hashashi këtë herë ka gjetur strehë në plot 11 parcela në zonën e Zall-Bastarit në periferi të kryeqytetit.
Komisariati numër 4 ka mundur të asgjësojë afro 2000 bimë narkotike të mbjella, të cilat ishin në fazë pjekje dhe gjatësia e kësaj bime kishte arritur në mbi 1.5 metra.
Dy persona, Nazmi Mahmutaj dhe Bilal Aruçi, janë ndaluar si të dyshuar në posedimin e sipërfaqes së tokës dhe bimës narkotike.
"A1 Report" ka mundur të sigurojë pamjet e këtij operacioni ku duket qartë prezenca e bimëve, si dhe asgjësimi që kryhet nga uniformat blu.