Nënshkrimi i Memorandumit për bashkëpunim midis odave ekonomike

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Bashkëpunim më i thellë dhe hyrje në tregun botëror me një brend të përbashkëta. Këto janë planet e Odës Ekonomike Veri-Perëndimore dhe Odës Maqedonase-Bullgare të cilat nënshkruan sot memorandumin e bashkëpunimit. Të dy kryetarët e odave u pajtuan se një bashkëpunim i tillë do të jetë frytdhënës si për biznesmenet ashtu edhe për ekonominë vendase, sepse falë shkëmbimit të informatave, përvojave dhe mundësive që ofron tregu, do të jenë më kompetent në tregjet rajonale por dhe ato botërore.

"Biznesi çdoherë sjell vendime shpejt dhe në mënyrë të drejtë. Të gjithë kemi ide dhe vizione të njëjta, gjërat kryesore për ne janë tregu dhe kapitali", tha Zore Temellkovski, kryetar i Odës Maqedonase-Bullgare.

"Edhe si të plotë edhe si legjion, nëse futemi në një treg global do të mposhtemi. Por, nëse mobilizohemi dhe së bashku qëndrojmë mbi vlerat tona, prioritetet dhe resurset ne legjion, do mundemi të futemi në një treg global që është i pamëshirshëm dhe ku duhet vërtetë të jemi të përgatitur", tha Menderes Kuçi, kryetar i OEMVP.

Menderes Kuçi përmendi edhe nevojën e madhe të kompanive që të bashkohen me kompani të tjera simotra për shkak se, sipas tij, tregu nuk i lejon të mbijetojnë ata që punojnë të vetëm. Kjo marrëveshje, përveç bashkëpunimit në sferën e biznesit parashikon edhe organizimin e ngjarjeve të ndryshme promovuese për biznesin vendor. Ferikan Ijazi

Share This Video


Download

  
Report form