Shkodër, Gaiani: Të forcohen marrëdheniet mes dy vendeve

Report TV 2015-08-21

Views 2

Shkodër - Ambasadori i Italisë në vendin tonë, Masimo Gaiani deklaroi nga Shkodra se projektet e mbështetura nga shteti italian kanë rezultuar të suksesshme. Gjatë një takimit me kreun e bashkisë në Shkodër, Lorenc Luka, Gaiani kërkoi insitifikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

"Jam këtu për të kërkuar përmirësimin e marrëdhënieve tona. Ju e dini që Italia është i vetmi vend që ka një zyrë konsullore të kategorisë së parë. Besoj që kjo konsullatë bën pjesë në një bashkëpunim dhe riforcim mes Italisë dhe veriut të Shqipërisë. Ju keni folur më parë edhe për projektet e koperacionit Italian, madhe edhe për fonotekën Marubi.

Jemi në favor për të vazhduar këtë koperacion dhe për të ndihmuar këtë vend në ecjen e në përmirësimin e për të arritur standarte më të larta. Jam shumë i bindur që do të arrihet ky bashkëpunim", u shpreh ambasadori italian në Shqipëri, Masimo Gaiani.

Kjo ka qenë një vizitë tek e cila kreu Luka dhe ambasadori Massimo Gaiani kanë folur rreth mënyrës së sofistikimit të bashkëpunimit në lidhje me mbështetjen që kërkon Shkodra për t'iu afruar standarteve europiane.

Share This Video


Download

  
Report form