Ministri i Shëndetësisë: Do dërgohet neokirurg nga Tirana

Report TV 2015-08-21

Views 0

"Fëmija ka shkuar në spital i është dhënë ndihma e parë dhe është lidhur me aparatin me respirator, i domosdoshëm për këtë gjendje kaq të rëndë. Në këto raste, kur trauma është komplekse, nga koka te këmbët dhe spitali i Durrësit nuk ka neokirurg për politrauma të tilla, është më logjike që mjeku të shkojë te i sëmuri, jo i sëmuri te mjeku. Kemi një kirurg me shumë eksperiencë, që do shkojë për t'iu bashkuar të tjerëve të Durrësit, për t'i dhënë ndihmën fëmijës në gjendje shumë të rëndë. Nuk më duket se transporti, qoftë me helikopter, do ishte gjetja më e mirë. Por hap pas hapi do shohim se ç'do bëjmë. Jam në kontakte të vazhdueshme me ekipin e mjekëve, me spitalin.

Shumë më të rënda janë defektet në trasport, se dëmet që bën vetë aksidenti. Edhe në krevat të sëmurë të tillë duan shumë kujdes. Nuk na mungojnë helikopterët. Nuk ka ambulancë me aspirator, por kemi ambulancë me të gjitha kushtet. Jemi mobilizuar gjithë strukturat. Po t'i jepet ndihma aty ku është rasti është idealja. Jam në kontakt për të bërë më të mirën. Jemi në gatishmëri të japim atë që duhet", u shpreh ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova për "A1 Report".

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS