Temperaturat e larta kanë nxitur gjarpërinjtë të dalin nga vendbanimet e tyre. Nga muaji prill e deri tani kanë kafshuar 14 njerëz në rajonin e Shkupit të cilët kanë kërkuar ndihmë në Klinikën për sëmundje infektive. Të gjithë qytetarët që në klinikën janë drejtuar për shkak të kafshimit nga gjarpri janë sulmuar në vende për ekskursione dhe ambiente periferike me vegjetacion të dendur. Ka pasur edhe raste të vështira për të cilat është nevojitur trajtim i veçantë, por është evituar epilogu tragjik.
"Epilogjet fatale me trajtim të rregull janë shumë të rralla. Kafshimet nga gjarpërinjtë fillimisht paraqesin reagim lokal nga toksina e cila futet dhe manifestohet në formë të ënjtjes dhe parastezisë në vendin e kafshimit, si dhe simptome tjera si gërditje, vjellje, dhimbje stomaku dhe ndonjëherë gjendje më të rëndë si gjendje shoku që kërkon trajtim emergjent", deklaroi Dr. Ivan Vidiniq, Klinika për sëmundje infektive.
Mjketë bëjnë thirrje që gjatë kafshimit të gjarprit vendi duhet të mobilizohet dhe të mbahet më lartë se zemra dhe menjëherë të kërkohet ndihmë profesionale. Përveç gjarpërinjve, qytetarët gjatë periudhës së të nxehtit kanë problem edhe me kafshimin nga rriqrat. Nga shkurti e deri tani 466 qytetarë kanë kërkuar ndihmë për shkak të kafshimit nga rriqrat, derisa në shkurt janë regjistruar 3 raste në maj ka pasur 200, ndërsa në qershor 145.
"Sa i përket rriqrave qytetarët kur ti vërejnë kafshimin e tyre duhet të paraqiten te mjeku i tyre, nuk kanë se çfarë të bëjnë, assesi të nuk duhet të provojnë që vetë ta nxjerrin rriqrën ose të ndërmarrin masa tjera për shkak se ato janë metoda të dështuara dhe në fund sërish do të duhet të përfundojnë me intervenim", u shpreh Dr. Ivan Vidiniq, Klinika për sëmundje infektive.
Mjekët i bëjnë thirrje qytetarëve që derisa qëndrojnë në zonat malore të kenë kujdes që të mos lëvizin nëpër vegjetacion të veshur me mëngë të gjata dhe të evitojnë shtrirjen në bar që të evitojnë rrezikun e kafshimit nga rriqrat dhe gjarpërinjtë. Bojana Simonoviq