"Karvani i Bereqetit" nga Stambolli iftar në qendër të Shkodrës

Report TV 2015-08-21

Views 4

SHKODER- I nisur nga Bashkia "Bajram Pasha" e Stambollit, "Karvani i Bereqetit" po udhëton nëpër vendet e Rajonit te Ballkanit duke shtruar iftare dhe duke shpërndarë mesazhe begatie dhe vëllazërie.

Në iftarin e shtruar në sheshin qendror të qytetit të Shkodrës merrnin pjesë disa qindra besimtarë muslimanë të këtij qyteti. Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, tha se ngjarje të tilla dëshmojnë vëllazërinë dhe besimin e në këtë qytet.

Për kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka, festime të tilla janë një rast për të dëshmuar vëllazërinë dhe harmoninë mes banorëve të metropolit verior, traditë kjo e njohur për qytetarët e Shkodrës.

Në iftarin e shtruar nga Bashkia "Bajram Pasha" e Stambollit, në bashkëpunim me Bashkinë dhe Myftininë e Shkodrës, ishin ftuar edhe përfaqësues të pushtetit lokal. "Karvani i Bereqetit" organizohet për të tetin vit në qytetin e Shkodrës.

Redaksia online

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS