Londër, Rama: Në qeverisjen e re Tony Blair, mik krah nesh

Report TV 2015-08-21

Views 3

LONDER- Kryeministri në pritje për të marrë detyrën, Edi Rama ka folur pas takimit sot në Londër me ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe stafin e tij. Rama tha se "është kënaqësi që takimin e parë pas zgjedhjeve e ka zhvilluar me një mik të madh të shqiptarëve".

Kreu i PS është shprehur entuziast lidhur me mundësinë e bashkëpunimit me ish-kryeministrin britanik.

"Është një kënaqësi shumë e madhe që takimin e parë pas zgjedhjeve, jashtë Shqipërisë, unë e bëj me një mik të madh, që përveçse çka njihet është edhe një pikë referimi e kahershme e imja dhe e jona si Parti Socialiste. Ndërkohë jam shumë i lumtur që kjo fitore na jep mundësinë të kemi ndihmën e një miku të madh, një kryeministri që ka lënë gjurmë në historinë e Anglisë dhe të botës mbarë dhe e një njeriu që nuk harron asnjëherë të përsërisë se është një mik i madh i Shqipërisë dhe shqiptarëve", është shprehur Rama.

Po kështu, edhe ish-kryeministri britanik Tony Blair pas takimit me kryeministrin e zgjedhur Edi Rama, e ka cilësuar bashkëpunimin për qeverinë e re dhe programin e ri, si një moment të rëndësishëm për Shqipërinë.

"Së pari, dua të uroj Edi Ramën për fitoren e tij të jashtëzakonshme. Ky është një moment i duhur që Shqipëria të bashkohet me qeverinë e re dhe me programin e saj të ri", është shprehur Blair.

Në fjalën e tij, Blair ka theksuar se komuniteti ndërkombëtar i uron qeverisë së re sukses në sfidat që parashtrohen, ndërsa shtoi se nuk do mungojë mbështetja për realizimin e detyrës së qverisë së re.

(v.gj/shqiptarja.com)

Share This Video


Download

  
Report form