Autoritetet kubaneze e morën përgjegjësinë për transportin e padeklaruara të armëve me anijen e Koresë së Veriut, të ndaluar nga autoritetet e Panamasë. Ministria e Punëve të Jashtme e Kubës, deklaroi se anija barte armë të vjetra, që nga koha e ish-Bashkimit Sovjetik, që duheshin të riparoheshin në Korenë e Veriut. Sipas ministrisë, pas ri-montimit arsenali është dashur të kthehet në Kubë.
Ky njoftim u dha në televizionin kombëtar të Kubës.
"Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se anija e Koresë së Veriut ishte e ngarkuar me 10 ton sheqer. Në të njëjtën kohë, në të ishin ngarkuar edhe 240 ton armë, ndër të cilat - dy sisteme me raketa kundërajrore, nëntë raketa të shpërbëra, dy aeroplanë MiG-21 dhe 15 motorë të aeroplanëve. Arma është pjesë e arsenalit tonë për mbrojtjen e sovranitetin tonë kombëtar ".
Aksionin e zyrtarëve panamez dje e përshëndeti Departamenti Amerikan i Shtetit duke i vënë në dispozicion Panamasë ekspertët e saj ushtarak.
"Shtetet e Bashkuara e mbështesin pa rezervë veprimin e qeverisë panameze. Amerikanët janë partner të ngushtë me Panamanë dhe në çdo kohë janë të hapur për bashkëpunim dhe ndihmë nëse kërkohet nga qeveria në Panama", tha Patrik Ventrel, zëdhënës i Departamentit të Shtetit.
Më 31 maj anija ka arritur në Kanalin e Panamasë dhe ka vazhduar drejt Kubës. Atje është ngarkuar me armë. Më 11 korrik, anija ka hyrë në portin Manxanilo në Panama, ku të nesërmen është kontrolluar. Autoritetet panamez dje njoftuan për këtë zbulim. Petar Bllazhevski