Berisha rrit 5% pensionet në fshat dhe 5.7% pagat buxhetore

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANË -- Këshilli i Ministrave ka vendosur sot rritjen e pagave dhe pensioneve, që sipas kryeministrit Berisha, konsiderohet si më e madhja e këtyre viteve të fundit. Kryeministri drejtoi mbledhjen e Qeverisë, në të cilën tha se ky vendim parashikon rritjen në masën 4% të pensioneve për një numër prej 590 mijë pensionistësh, sepse rriten të gjitha llojet: Pensionet e plota, të pjesshme, të reduktuara, të parakohshme të invaliditetit, familjare, për merita të veçanta, të posaçme apo shtesat mbi pensionet e posaçme shtëtërore kjo ndodh kur inflacioni ka qënë 2%.

Sipas tij, "një rritje më e madhe, në përputhje me qëndrimin tonë, ndodh në fshat. Rritja në fshat do jetë 5%, pra 2 herë e gjysëm më e madhe sesa rritja e inflacionit. Nuk do ketë pension më të madh sesa dyfishi i tij 24 mijë lekë.

Në fshat, në rast se pensioni minimal ka qënë 3 400 lekë, do të arrijë në 8 230 lekë, pra rritet mëshumë se dyfishimi në tërësi në vite dhe këtë herë është rreth 5%. Të ardhurat minimale, përfshirë kompensionet për telefonat apo energji, rriten nga 13 700 lekë në 14 174 lekë. Të ardhurat pensionale minimale në qytet rriten nga 23 623 lekë në 24 548 lekë."

Share This Video


Download

  
Report form