Emisioni "5 pyetje nga Babaramo" në "A1 Report" këtë herë ka pasur në studio deputetin e PS, Ilir Beqaj, një nga hartuesit e programit ekonomik të qeverisë së ardhshme. Beqaj ka shpjeguar operacionet akute, që qeveria e majtë do të kryejë në 300 ditë. "Përpjekje për kthimin e normalitetit në situatën fiskale, në rendin publik, në sjelljen ndaj territorit. Kemi nevojë urgjente për të ndërhyrë në sistemin elektro-energjetik të vendit, por dhe sektori i hidrokarbureve mund të na vërë në kushte emergjence", ka shpjeguar Beqaj, duke shtuar se "do bëjmë gjithça, për të mos humbur asnjë fije nga ajo që Shqipëria të mos humbë në dhjetor statusin e vendit kandidat". Beqaj ka bërë edhe një analizë të imtësishme mbi shëndetësinë me heqjen e TVSH-së, stabilizimin e furnizimit të ilaçeve, ulja e çmimeve të barnave jo më shumë se prodhimi, krijimi i qendrës kombëtare të barnave dhe materialeve mjekësore dhe vitin e ardhshëm për shëndetësinë falas për moshat mbi 40 vjeç etj.