Ndërron jetë Samet Limani, i akuzuar për rastin Sopoti

alsatmtv 2015-08-21

Views 21

Ka ndërruar jetë Samet Limani, një nga të akuzuarit në rastin e Sopotit. Sipas familjarëve dhe banorëve të këtij fshati, 43 vjeçari Safet Limani, ka vdekur nga një sulm kardiak si pasojë e stresit që ka përjetuar tani e 10 vite që kur u akuzua për rastin e shpërthimit të minës në këtë fshat në vitin 2003. Samet Limani deri në çastet e fundit të jetës ndodhej në arrati pasi asnjëherë nuk kishte pranuar akuzat e ngritura kundër tij dhe bashkëfshatarëve të tjerë. Limani së bashku me të akuzuarit e tjerë për këtë rast ishin dënuar me 156 vjet burg, por pas presioneve të shumta dhe paraqitjes së dëshmive relevante, gjykimi është anuluar për të nisur nga fillimi, por edhe pas shumë seancave ende nuk ka ndonjë epilog që do të shfajësonte ata nga akuzat për këtë vepër. Për rastin e shpërthimit të minës në Sopot në vitin 2003, ku mbetën të vrarë dy ushtarë polak të forcave të NATO-s dhe një shoqërues civil, u dënuan 11 banorë të këtij fshati. Pesë prej tyre u përballën me autoritet gjyqësore dhe një pjesë të paraburgimit e vuajtën në burgun e Idrizovës, ndërsa, në mungesë u dënuan edhe 6 të tjerët e Sopotit përfshirë edhe Samet Limanin, tani më të ndjerë. Sulejman Sulejmani, Hasan Klaiqi, Samet Lutfiu, Shaban Limani, Shaqir Sulejmani, Bashkim Ukshini, Musa Klaiqi, Zenel Klaiqi, Selman Jahiu dhe Afrim Ukshini, janë 10 personat e akuzuar për këtë rast. Samet Limani u varros sot në fshatin e tij të lindjes në Sopot në prani të familjarëve dhe shumë personave të tjerë të ardhur nga vise të ndryshme. Valmir Kuçi

Share This Video


Download

  
Report form