Rinis protesta në Rafinerinë e Ballshit: Të ikin Tatimet

Report TV 2015-08-21

Views 1

Rreth 1000 punëtorë të Rafinerisë së Naftës në Ballsh të bashkuar edhe me uzina të tjera të Fierit kanë rifilluar protestën kundër Zyrës së Tatimeve që nuk lejon kamionët me bitum të dalin nga uzina. Punonjësit janë organizuar këtë herë nën parullat :"Të largohet Tatimorja", "Duam bukë", "Na lini të punojmë", "Kthejani naftën ARMO-s" etj.

Protesta është paqesore dhe e mbikqyrur nga Policia. Gjithsesi, punonjësit kanë kërcënuar se nëse nuk zgjidhet problemi i tyre, ata do bllokojnë rrugën kombëtare. Por, siç shprehen për "A1Report!", urojnë që kjo të mos ndodhë.

Katër ditë më parë, protestat nisën në rafineri nga rreth 300 punëtorë të mbështetur edhe nga drejtori i tyre, Bledi Myftaraj. Arsyeja e bllokimit sipas tyre ishte presin shtetëror për të rrëmbyer aksione të ARMO-s.

Share This Video


Download

  
Report form