Banorët e rrugës "Tefta Tashko" jo shumë larg qendrës së kryeqytetit janë tronditur sot paradite nga skena e një krimi makabër.
Rreth orës 09:45 minuta banorët u bënë dëshmitarë të një krimi në familje, ku ish-bashkëshorti goditi me thikë ish bashkëshorten e tij në mes të rrugës, pas shkollës 'Ismail Qemali'.
Policia identifikoi viktimën si Valbona Tasim Çarçani, 46 vjeçe, ndërsa autori është Genci Selfo Çarçani. Nga martesa 24 vjeçare çifti kishte 2 vajza të moshës 18 dhe 20 vjeçe, ndërkohë që para dy vitesh ishin divorcuar. Çifti kishte vite që kishte jetuar më parë dhe në Udine të Italisë por kohët e fundit ishin kthyer në Tiranë.