Lezhë, vritet për hakmarrje i dënuari për "vrasje"

Report TV 2015-08-21

Views 1

Një 40-vjeçar është ekzekutuar rreth orës 18.00 në Tale të Lezhës. Ludovik Ujka, 40 vjeç nga ky fshat, është qëlluar me breshëri automatiku nga persona të identifikuar tashmë nga policia afër banesës së tij, ku po ndërtonte një biznes.
Në kohën që Ujka ka dalë nga shtëpia dhe i është drejtuar objektit që kishte në ndërtim është qëlluar me automatik nga persona, të cilët lëviznin me një automjet, duke e lënë të vdekur 40-vjeçarin.
Ujka ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas krimit. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar dhjetra forca policie, FNSH nga Shkodra dhe RENEA nga Tirana, në kërkim të autorëve. Bëhet fjalë për 2 vëllezër me mbiemër Biba, të cilët u shpallën në kërkim dhe nisi ndjekja e tyre.

Share This Video


Download

  
Report form