LSDM-ja nuk ka një qëndrim të prerë lidhur me mundësinë e përfshirjes në procesin e zgjidhjes së emrit, nëse negociatat ngrihen në nivelin e kryeministrave. LSDM edhe më tej mbetet në qëndrimin e saj të njohur për opinionin sa i përket kontestit të emrit me Greqinë. Partia opozitare nuk dëshiron të komentojë lëvizjet eventuale në procesin negocues, përderisa vet VMRO DPMNE-ja nuk prononcohet në opinion për këtë çështje.
"Për fat të keq ende nuk kemi asnjë qëndrim për emrin nga ana e VMRO-DPMNE-së, përveç asaj që ka pranuar ndryshmin e emrit në Republika e Maqedonisë-Shkup para Samititi të Bukureshtit. Në këtë fazë duke pas parasysh se së paku ne si parti politike dhe opinioni nuk din se ka përgjigje të propozimit të fundit të ndërmjetësit Nimic të dërguara deri te qeveria greke dhe maqedonase, do të jetë jo falënderuese dhe joproduktive për vet procesin dhe për pozicionin e Maqedonisë që në këtë fazë të liferojmë me çfarë do përgjigje në lidhje me atë çështje", tha Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së.
Për LSDM nuk janë me interes marrëdhëniet e partnerëve të koalicionit VMRO-BDI për të cilët ditëve të fundit në mënyrë publike thuhet se janë të përkeqësuar.
"Ne as që i krijuam e as që kemi qëllim që t'i prishim ato apo t'i analizojmë marrëdhëniet mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së", deklaroi Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së.
Shilegov njoftoi se grupi parlamentar i LSDM-së opozitare do të kthehet në Kuvend pasi të jetë përgatitur raporti i Komisionit hetimor për ngjarjet e 24 dhjetorit. Gjyltene Rexhallari