Ahmeti vazhdon ofensivën diplomatike, të martën viziton Bullgarinë

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Kreu i integristëve Ali Ahmeti vazhdon ofensivën diplomatike, gjegjësisht vazhdon përpjekjet për intensifikimin e procesit integrues të Maqedonisë në NATO dhe BE. Ndryshe marrëdhëniet e mira ndër-fqinjësore pa mos përjashtuar edhe çështjen e emrit dhe do të jenë në axhendën e bisedimeve gjatë vizitës që Ahmeti do të bëj të martën në Bullgari, ku do të realizoj takim edhe me kryeministrin bullgar z. Plamen Oresharski dhe Ministrin e Jashtëm, Kristian Vigenin. Lideri i BDI-së Ali Ahmeti gjithashtu do të mbaj një ligjëratë në Institutin për Diplomaci të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bulgarisë me temë "100 vjet pas luftërave Ballkanike, pajtim dhe integrim."

"Kjo vizitë bëhet në vazhdimësi të përpjekjeve tona intensive, për ta lehtësuar dhe për ta nxitur sa më shpejtë procesin integrues ët Maqedonisë në strukturat euro-atlantike, sepse konsiderojmë që e vetmja e ardhme e këtij vendi, e vetmja e ardhshme e përbashkët e këtij vendi dhe rajonit është në strukturat e NATO-s dhe të BE-së. Tema kryesore do të jenë marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore . Ma merr mendja se Bullgaria është vend anëtarë i NATO-s dhe i BE-së dhe mund ta ndihmoj jashtëzakonisht shumë procesin integrues ët Maqedonisë në NATO, gjithsesi se do të jenë edhe çështjet e hapura mes dy vendeve të cilat besojmë se mund të kalohen në të mirën e përbashkët", deklaroi Artan Grubi, shef i kabinetit të Ahmetit.

Ndërkohë të ënjtën e kaluar Ahmeti qëndroi në Tiranë ku takoi Kryeministrin në detyrë, Sali Berishën, Kryeministrin e ardhshëm shqiptarë, Edi Ramën, dhe Kryetarin e ardhshëm të Parlamentit, Ilir Meta. Bedri Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form