Dy kandidatët zyrtarë për kreun e Partisë Demokratike, kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha dhe ministri i Transporteve Sokol Olldashi kanë nisur sot fushatën elektorale.
Ndalesa e parë për kryebashkiakun Basha do të jetë Elbasani, ndërsa për ministrin e Transporteve do të jetë qyteti i Fierit. Sakaq, ende nuk dihet arsyeja e anëtarësive të reja në Partinë Demokratike dhe nëse këta do të kenë të drejtën e votës për lidershipin e ri të, i cili do të zgjidhet më 22 korrik nga demokratët.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, e vlerësoi dje procesin si të rregullt