Fier, shpërthim gazi nga një pus nafte në fshatin Beline

Report TV 2015-08-21

Views 4

FIER -- Në zonën naftëmbajtëse të Marinzës , në fshatin e quajtur Beline, një pus i fondit të ndalur ka shpërthyer tubacionin izolues si rezultat i aktivizmit të gazit nëntokësor. Ky pus ka qënë i mbyllur prej shume vitesh pasi nuk jepte prodhimtari, nga kompania "Albpetrol". Kishte ditë që ai kishte dhënë shenja duke nxjerrë bitum , duke shkaktur edhe dëm në tokat e e disa banorëve që kishin pronat afër tij.

Sipas banorëve, ata kanë lajmëruar, por përgjegjësia është hedhur sa te kompania "Albeptrol" , sa tek kompania private "Benjkers", që vetëm sot ka ardhur, kur pusi rreth orëve të mbasdites ka shpërthyer tubacioet dhe prej atij momenti e deri tani, nxjerr herë pas here në mënyrë shpërthyese bitum në ajër në një lartesi prej 50 metrash.

Në këto kushte, specialistët po punojnë që ta mbyllin këtë pus, por ky i fundit herë pas here shpërthente duke krijuar edhe rrezik për personelin që po mundohej ta mbyllte atë duke vendosur një saraçineskë .

Deri tani, pusi është nën kontroll, ndërsa banorët ndihen të friksuar për shkak të mundësisë së shpërthimit të një gazi që mund të dalë në formë fontane prej tij. Në këtë gjendje janë edhe disa puse të tjerë, që janë shumë afër shtëpive të fshatit Beline.

Share This Video


Download

  
Report form