Merkel: Dua të jem sërish kancelare ka ende sfida para nesh

Report TV 2015-08-21

Views 0

BERLIN - Pyetjes mbi problemet ekonomike të disa vendeve që mund të sjellin daljen e disa vendeve nga zonë e monedhës Euro, Merkel është përgjigjur: "Jo, nuk besoj se do të ndodhë. Të gjithë së bashku duhet të përmirësojmë, por për këtë këtë kemi nevojë për ndihmën e Bashkimit Europian".

Ndërsa mbi faktin e sigurisë së Euros, Merkel ka deklaruar: "E kam thënë gjithmonë se kriza e borxhit europian nuk mund të kalohet menjëherë, por në një proces të gjatë, që parashikon shumë hapa dhe masa.

Gjithashtu, Merkel shtoi se kemi bërë progrese të mira, por ka ende probleme për të zgjidhur. Në fund zyrtarja e lartë europiane ka komentuar zgjedhjet federale në Gjermani, që priten të zhvillohen në muajin shtator, duke thënë se "dua të jem sërish kancelare për të gjithë legjislaturën e ardhshme, pasi ka ende sfida para nesh".

Share This Video


Download

  
Report form