TIRANE - Ish-deputeti socialist e tashmë, deputet i PD-së, Kastriot Islami, ka deklaruar sonte në emisionin "5 Pyetjet nga Babaramo" të tv "A1Report!" se po mendon të marrë teserën e Partisë Demokratike dhe se synon që të jetë deputet i Parlamentit Europian i Partisë Demokratike. Përsa i përket largimit të tij nga Partia Socialiste, Islami fajësoi Ramën, i cili nuk vlerësoi eksperiencën e tij, por këtë gjë e bëri kreu i PD - së, Berisha.