BERLIN- Në prag të vizitës së kryeministrit Antonis Samaras në Berlin të mërkurën, kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë për gazetën greke "Kathimerini" në një intervistë se, ajo nuk mendonte se borxhi i Greqisë ka nevojë të ristrukturohet për një kohë të dytë. Samaras do të jetë në Berlin për një takim mbi papunësinë e të rinjve. Merkel ka ftuar udhëheqësit dhe ministrat e punës e vendeve të BE-së për të rënë dakord se si të shpenzojnë 6 miliardë euro për të rinjtë.Udhëheqësit europianë ranë dakord javën e kaluar për të lëvruar më herët këtë shumë nga buxheti 7-vjeçar për të ndihmuar të rinjtë që të gjejnë punë.