TIRANE - Kryetari i PS-së, Edi Rama, ka përshëndetur sot qytetarët e Tiranës, që realizuan fitoren e PS-së në Tiranë. Në një takim festim në amfiteatrin pranë Liqenit artificial, pas deputetëve të kryeqytetit, e mori fjalën kryetari Rama.
Tri gjëra spikatën në fjalën e tij: E para, që ai garantoi qeverisje për të gjithë qytetarët e vendit, pa dallim nëse votuan apo jo PS-në, së dyti, asnjë ndarje qytet - fshat apo veri-jug dhe së treti, ai afroi mundësi mundësi konkretet punësimi për të gjithë ata që janë të motivuar për të punuar në qeverinë e majtë. Ftesa ishte e qartë: Na sillni motivacionin tuaj për të kontribuar për shtetin!
Falenderimet nuk munguan për asnjë deputet, për asnjë njesi, por të veçanta ato qenë për njesitë bastione të PD-së që "si Shkodra, si kavaja", votuan majtas: njesia 8 për shembull apo "qershia mbi tortë" - Lapraka. Dhe në përfundim, rama tregoi hyrjen e tij në PS, ku nuk i lejohej; takimin me Pandeli Majkon "e rreptë" që e pa si një beqar të pashpresë dhe "urdhrin" e tij për "të mos vajtur më në PS me çorape të kuqe", ç'ka shkaktoi të qeshura tek qindra qytetarët e mbledhur në amfiteatër.